Please enter at least 3 characters.

Hidhet nga kati i tretë, humb jetën 44-vjeçarja në Berat

2023/05/AMBULANCA-696x367-1.png

Një 44-vjeçare në Berat ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Policia bën me dije se në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja A. H., 44 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/