Please enter at least 3 characters.

HËNA E KIEVIT

2022/03/Gianni-Rodari-e1646246634336.jpg

Poezi nga: Gianni RodariPërktheu: Hera Çuka

Kush e di nëse hëna
e Kievit
është më e bukur se hëna e Romës.
Kush e di, nëse është e njëjta
apo ajo simotra...
"Thua, të jetë gjithnjë e njëjta!

- proteston hëna -
Nuk jam një shapkë
e natës mbi tuajën kokë!

Udhëtuar nga këtu sipër
bëhem llambadar drite
për të gjithë,
njësoj që nga India
në Peru, nga Tevere
në Detin e Vdekur,
me rrezet e mia kaluar
kufijtë tuaj pa pasaportë.