Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon kandidatët për deputetë të AAK-së

2019/10/haradinaj-3.jpg

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj partie, të cilët garuan në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Haradinaj me këtë rast ka falënderuar ata për angazhimin në zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke thënë se qëndrimin e pa luhatur në temat me peshë historike për shtetin do ta vazhdojnë së bashku me këmbëngulje, duke kontribuar në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës.

Në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit koalicioni AAK-PSD u rendit në vendin e katërt, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.