Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Me marrëveshjen për targa është evituar rreziku që të kemi viktima, por s'është zgjidhur situata në veri

2022/11/316612840_541909557356893_1746708472204147416_n-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi të enjten se me marrëveshjen e djeshme për targat është evituar rreziku i parë që të ketë viktima, qoftë policë apo qytetarë serbë të veriut.

Por, sipas tij, me këtë marrëveshje nuk është zgjidhur situata në veri.

“Po bëjmë ‘hopa’ pa e kaluar lumin. Sfida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i atyre vendeve me rend e ligj”, deklaroi Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit.

“E kam ditë që po të vijmë te një marrëveshje e tillë sepse e kam dëgjuar zotin Escobar e Lajçak duke thënë se integriteti territorial nuk është i negociueshëm, as sovraniteti e kushtetutshmëria. Mos të eksperimentojmë me idenë se ndonjë rregullim tjetër na shpëton nga Asociacioni.

Duke iu drejtuar deputetëve, ai tha se “nëse duam të shpëtojmë nga Asociacioni urdhëroni të ulemi e të diskutojmë bashkë, por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”. /Telegrafi/