Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: I nderuar ta mirëpres në Kullën e Gllogjanit, Talat Xhaferin

2019/04/57964008_1149814235142989_6176142360099946496_n-e1556197287813.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Haradinaj ka thënë se me Talat Xhaferin kanë zhvilluar një bisedë vëllazërore.

"I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve", ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve. Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare. /Telegrafi/