Hapet stinori 2015 në atletikë
09/02/2015
Pjesëmarrës në aktivitetin e quajtur "Krosi i bardhë" ishin klube nga treva të ndryshme të Kosovës.
Në konkurrencën e seniorëve në garën 6000 metra vrapim fitoi Emin Grajqevsi me kohë 24:08 minuta. Ai la prapa vetes Xhavit Tahirin (24:17) dhe Kushtrim Kelmendin (24:26), raporton Koha.net.
Ndërkohë te senioret në garën 4000 metra fituese ishte Donika Veseli me kohë 17:26 minuta, ndërsa Antigona Shala ishte e dyta me kohë 18:03 minuta. U mbajtën gara në të gjitha kategoritë. /Telegrafi/


