Please enter at least 3 characters.

Hapet afati kalimtar në basketbollin kosovar

2023/07/2023-07-24-12.09.24.145-344066600_901633674461911_2607935422459103705_n.jpg

Superliga e Kosovës në basketboll është në pushim pas përfundimit të edicionit 2022/23.

E tanimë Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka hapur afatin kalimtar për transferimet në basketboll.

Afati do të qëndrojë i hapur nga sot (24 korrik) deri më 4 gushtë për basketbollistët vendorë dhe të huaj.

Njoftimi i plotë nga FBK:Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, nga sot është hapur afati kalimtar në basketboll.Afati do të zgjasë deri më 4 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a.Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime, varësisht nga synimet që kanë. /Telegrafi/