Hansi Flick jep mendimin e tij të sinqertë për fitoren e thellë ndaj Real Sociedadit
Barcelona e vazhdoi formën fantastike në vitin 2025 me një fitore të thellë ndaj Real Sociedadit pasditen e së dielës. Është një rezultat i cili është një vazhdimësi e formës së mirë të blaugranasve, diçka që ishte e nevojshme para duelit të parë ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.Misioni i Barcelonës u bë edhe më i lehtë kur kapiteni i Sociedadit, Aritz Elustondo u ndëshkua me karton të kuq pas 16 minutave lojë, andaj Hansi Flick e ka pranuar se ky moment ndryshoi gjithçka.“Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen shumë. Ata janë një skuadër e mirë, por mendoj se ne bëmë presion tek ata dhe e merituam rezultatin”.
Robert Lewandowski ishte në mesin e golashënuesve për Barcelonën dhe në këtë mënyrë ai e rriti epërsinë ndaj rivalëve të tij në garën për ‘Pichichi’.“Për një numër nëntë, të shënosh është gjithmonë e rëndësishme. Është e vërtetë që ai pati pak fat, por ai është gjithmonë aty dhe për të është e rëndësishme”, përfundoi gjermani./Telegrafi/


