Please enter at least 3 characters.

Hamasi mirëpret votimin e KS të OKB-së për armëpushim në Gaza

2023/10/2023-07-19T151444Z_1996768169_RC2D62AZWRPK_RTRMADP_3_ISRAEL-PALESTINIANS-GAZA-HAMAS-e1696963050652-1024x650-1-1.jpg
220:"Palestinian fighters from the armed wing of Hamas take part in a military parade to mark the anniversary of the 2014 war with Israel, near the border in the central Gaza Strip, July 19, 2023. REUTERS/Ibraheem Abu Mustafa
7:"REUTERS

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë amerikane që mbështet propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim dhe i bën thirrje Hamasit që ta pranojë ofertën.

Për rezolutën votuan 14 vende, nuk pati asnjë votë kundër ndërsa abstenoi Rusia.

Hamasi ka mirëpritur vendimin duke deklariuar se “është i gatshëm të bashkëpunonte me ndërmjetësit mbi zbatimin e parimeve të planit”.

Kujtojmë se plani i prezantuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, ka tre faza të ndryshme, raporton skynews.

Në fazën e parë, Izraeli do të lironte qindra të burgosur palestinezë dhe ushtria e vendit do të largohej nga pjesët e Gazës ku ndodhen banorët e kësaj enklavë palestineze.

Nga ana tjetër, Hamasi do të lironte disa nga izraelitët e rrëmbyer dhe përparësi do t'u jepej fëmijëve, grave dhe të plagosurve. Ai do të zgjaste gjashtë javë dhe gjatë kësaj periudhe do të ndaloheshin të gjitha aktivitetet e luftës.

Në fazën e dytë, ushtria izraelite do të largohej nga i gjithë territori i Rripit të Gazës dhe Hamasi do të lironte të gjithë pengjet e mbetura. Në atë pikë, sipas këtij plani, do të kishte një armëpushim të plotë.

Faza e fundit do të ishte rindërtimi i Gazës, e cila u shkatërrua plotësisht për shkak të armiqësive që po vazhdojnë që nga 7 tetori i vitit të kaluar. /Telegrafi/