Hakohet llogaria e Obamës në Instagram, shfaqen postime të çuditshme
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Instagram e lidhur me ish-presidentin e SHBA-së Barack Obama është hakuar, ka raportuar fillimisht TMZ.
Shkelja u zbulua pasi disa postime të pazakonta u shfaqën në llogari, e cila përdor emrin @obamawhitehouse.
Postimi më i spikatur ishte një imazh i gjeneruar nga Al i shoqëruar nga një mbishkrim që përkthehej si: “Shtëpia e Bardhë është nën kontrollin e shiitëve”.
Hakeri thuhet gjithashtu se postoi edhe foto të tjera në llogarinë e cila ka 2.4 milionë ndjekës.
Një përfaqësues i Meta-s, e cila zotëron Instagram, konfirmoi shkeljen për TMZ dhe tha se llogaria është siguruar që atëherë.
E gjithë përmbajtja e paautorizuar është hequr gjithashtu.
Sipas TMZ, postimi i fundit legjitim në llogari u publikua më 20 janar 2017, ditën kur u inaugurua presidenti Donald Trump.
Nuk janë publikuar detaje se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik. /Telegrafi/


