Please enter at least 3 characters.

Hajdari për pak dështon të futet në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të Atletikës

2016/07/dai.jpg

Në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të Atletikës në Amsterdam, atleti kosovar, Musa Hajdari në disiplinën 800 metra përfundoi në pozitën e 11-të në ranglistën e përgjithshme.

Sipas njoftimit të Federatës, Hajdari përfundoi garën në pozitën e pestë në grupin e tij, por për vetëm 25 të qindtat e sekondës mbeti pa kaluar në gjysmëfinale.

Federata Atletike e Kosovës thotë se është e kënaqur me paraqitjen e tij duke marrë parasysh rivalët e nivelit botërorë.