Please enter at least 3 characters.

Hadergjonaj i lumtur me qëndrimin në Ligën Premier edhe për një vit

2018/04/Florent-Hadergjonaj...jpg
142:" during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Huddersfield Town at Amex Stadium on April 7, 2018 in Brighton, England.
11:"Bryn Lennon

Huddersfield Town ka marrë një pikë të artë mbrëmë në udhëtim te Chelsea.

Skuadra e promovuar këtë edicion në Ligën Premier me këtë pikë të fituar ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

E meritë të madhe për këtë pikë ka edhe mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadergjonaj.

Mbrojtësi i djathtë ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin anglez ku u ble nga Huddersfield për pesë milionë euro.

Pas sigurimit të mbijetesës, Hadergjonaj ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Florent ka shkruar se ia kanë arritur qëllimit duket siguruar mbijetesën.

“Ia arritëm qëllimit. Edhe vitin tjetër do të jemi në Premier League. Faleminderit tifozëve për mbështetjen”, ka shkruar Hadergjonaj.

Në ndeshjen e fundit në Ligën Premier, Huddersfield do të presë Arsenalin ku do të jetë një përballje shqiptarësh mes Hadergjonajt, Xhakës dhe Mustafit. /Telegrafi/