Please enter at least 3 characters.

Gyokeres mposhti Ronaldon dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Kombeve

Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës së Kombeve UEFA për sezonin 2024/25. 

27-vjeçari shënoi në pesë nga gjashtë ndeshjet e fazës së ligës në Grupin 1 të Ligës C, përfshirë një performancë me katër gola në një ndeshje në shtëpi kundër Azerbajxhanit.

Ai gjithashtu dha pesë asiste — më e larta në turne, duke kompletuar një sezon fantastik.

Gyokeres kryesoi listën e golashënuesve me nëntë gola, vetëm një më shumë se Cristiano Ronaldo, me Portugalinë e të cilit mundi Spanjën në gjuajtjet e penalltive në finalen e Ligës së Kombeve.

Erling Haaland i Norvegjisë dhe Georges Mikautadze i Gjeorgjisë shënuan nga shtatë gola secili, ndërsa Razvan Marin i Rumanisë kompletoi pesëshen e parë me gjashtë.

Ronaldo u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në një finale të Ligës së Kombeve./Telegrafi/