Please enter at least 3 characters.

Gropa në pistë detyron anulimin e provave të lira të Formula 1 në Baku

2019/04/fORMULA1-e1556281646309.jpg
349:"SHANGHAI, CHINA - APRIL 14: Alexander Albon of Thailand driving the (23) Scuderia Toro Rosso STR14 Honda follows George Russell of Great Britain driving the (63) Rokit Williams Racing FW42 Mercedes on track during the F1 Grand Prix of China at Shanghai International Circuit on April 14, 2019 in Shanghai, China. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Një situatë e pazakontë është regjistrua në provat e lira për garën e Azerbajxhanit në Formula 1, pasi sesioni u anulua për motive sigurie, nga një pikëpamje që askush nuk e priste.

Një pusetë u zbulua si kurth në mes të cirkuitit në Baku, duke e bërë situatën sa komike aq edhe problematike në një kampionat elitar të garave me makina, transmeton Top Channel.

Bolidi Williams e George Russell u dëmtua shumë pas një përplasjeje me një pusetë në pistë.

Njëvendëshja u transportua në bokse, por la shumë mbetje të forta dhe vaj në asfalt, duke e bërë të pamundur vazhdimin e sesionit të provave. Piloti në fjalë rrezikoi të vuante një aksident më të rëndë.

https://twitter.com/F1/status/1121716968057393153

Në një moment më të hershëm ishte makina Ferrari e drejtuar nga Charles Leclerc ajo që vuajti problemet e paparashikuara, por ishte debutuesi britanik që e pësoi më keq.

Si të mos mjaftonte aksidenti i Russell, edhe automjeti që transportoi makinën e Formula 1, u përplas brenda cirkuitit me një urë mekanike duke i rikonfirmuar komisarëve të garës se anulimi ishte opsioni më i mirë.