Please enter at least 3 characters.

Griezmann takohet me Abidalin, transferimi i tij te Barcelona mund të ndodhë gjatë muajit korrik

2019/03/GettyImages-1131147656.jpg
300:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid in action during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann duket se karrierën do ta vazhdoj tek kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona.

Sulmuesi francez që disa vite lidhet me një kalim në Camp Nou, por që deri më tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ka qenë gazeta kataluanse ‘Mundo Deportivo’, që ka shkruar se Griezmann është takuar me drejtorin e Barcelonës, Eric Abidal.

Takimi i dyshes franceze ka ndodhur gjatë javës së kaluar, teksa Griezmann i ka treguar bashkëkombësit të tij se është i gatshëm të transferohet te Barcelona.

Antoine Griezmann. (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

E për t’iu bashkuar Barcelonës, francezi është gati ta ulë edhe pagën e tij nga 23 milionë euro në stinor në 16 sosh.

Transferimi i Griezmannit tek kampioni në fuqi i Spanjës mund të ndodhë gjatë muajit korrik, kur klauzola e largimit bie nga 200 në 120 milionë euro.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi dhe nëse nuk arrihet Griezmann atëherë alternativa e tij është Luka Jovic i Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/