Please enter at least 3 characters.

U grabit në një bankë në Tiranë nga një person, Policia arreston rojën: U largua përkohësisht dhe nuk mori masat e nevojshme të sigurisë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e grabitjes së një klienti në një bankë në Tiranë nga një person.

Policia njofton se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në një bankë në rrugën “Sulejman Delvina”.


“Arrestohet roja i bankës, i dyshuar për shpërdorim të detyrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në një bankë në rrugën ‘Sulejman Delvina’, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 60 vjeç, punonjës i një shoqërie private të sigurisë fizike, i ngarkuar për ruajtjen e bankës.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi F. Ç. është larguar përkohësisht gjatë orarit të shërbimit dhe nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e ambienteve të brendshme të bankës”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Telegrafi/