Please enter at least 3 characters.

Gold Ag bën trajtimin hixhame (Foto)

2017/08/GoldAg.jpg

Gold Ag, si një praktikues i fesë islame, i është nënshtruar trajtimit të njohur si hixhame.

Arian Agushi i ka publikuar disa fotografi në Facebook për të treguar rreth procedurës që i është nënshtruar.

“Tretmani Cupping (Hixhame), pastron organizmin nga toksinat, rrit imunitetin dhe parandalon sëmundjet”, ka shkruar reperi në përshkrim.

(Facebook)

Hixhame do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilare.

Nga myslimanët konsiderohet si një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga profeti Muhamed.

Pra, hixhameja është procedurë mjekësore, ku përmes largimit të gjakut në pika të caktuara në trupin e njeriut, varësisht nga sëmundjet dhe gjendjet shëndetësore që i ka individi, pritet që të bëhet lehtësimi apo shërimi. /Telegrafi/