Golat e Meriton Korenicës e 'ndezin luftën' për Këpucën e Artë në IPKO Superligë – renditja aktuale e topshënuesve
Edhe pse Kastriot Rexha është lider me 12 gola, mesfushori i Prishtinës, Meriton Korenica tashmë është ngjitur në kuotën e dhjetë golave dhe futet në mesin e top realizatorëve, duke e ndezur luftën për Këpucën e Artë.
Mesfushori rahovecas e ka barazuar me gola sulmuesin e Flamurtarit, Alban Shillova.
Para Korenicës dhe Shillovës gjenden, Kastriot Rexha me 12 gola dhe Festim Alidema i Llapit me 11-të gola.
Pak më poshtë janë dy sulmuesit e Dritës, Kyrian Nëabueze dhe Betim Haxhimusa, me nga tetë gola.
Aq ka edhe sulmuesin e Llapit, Ahmet Januzi./Telegrafi/
Golashënuesit më të mirë të IPKO Superligës
1.Kastriot Rexha – (Feronikeli) - 12 gola2.Festim Alidema – (Llapi) - 11 gola3.Meriton Korenica – (Prishtina) – 10 gola4.Alban Shillova – (Flamurtari) – 10 gola5.Kyrian Nwabueze – (Drita) - 8 gola6.Betim Haxhimusa – (Drita) – 8 gola7.Ahmed Jonuzi – (Llapi) – 8 gola8.Mendurim Hoti – (Feronikeli) – 6 gola9.Mario Morina– (Prishtina) 6 gola10.Fatih Karahoda (Liria) 6 gola


