Gola, penallti e humbur dhe emocione - pjesa e parë mes Barcelonës dhe Atleticos mbyllet baras
Pjesa e parë në “Camp Nou” solli ritëm, raste dhe tension të lartë, me Barcelonën dhe Atletico Madridin që shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Atletico e nisi më mirë takimin dhe qysh në minutën e 19-të kaloi në epërsi. Alex Baena realizoi një gol fantastik pas një depërtimi individual, duke goditur saktë nga brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetë. Joan Garcia mbeti i pafuqishëm për të reaguar (1-0).
Aksion i Atleticos u rishikuar nga VAR, por gjyqtari Ricardo De Burgos konfirmoi vendimin fillestar: goli ishte i rregullt dhe madrilenët morën epërsinë.
GOLAZO DE BAENA EN EL CAMP NOU pic.twitter.com/jVlIrzvybX
— rubén (@rubennatm) December 2, 2025
Në minutën e 26-të Barcelona u rikthye në lojë me një super-veprim të Raphinhës. Braziliani mashtroi portierin me një lëvizje inteligjente dhe shënoi qetë për 1-1, duke ngritur atmosferën në stadium.
🚨🚨| GOAL: RAPHINHA HAS EQUALIZED FOR BARCELONA AT THE SPOTIFY CAMP NOU!!!
Barcelona 1-1 Atletico Madridpic.twitter.com/HgkC6dbi2h
— CentreGoals. (@centregoals) December 2, 2025
Katalunasit patën mundësinë e artë për ta përmbysur rezultatin në minutën e 37-të, kur Robert Lewandowski ekzekutoi një penallti. Por polaku gaboi keq – gjuajtja e tij shkoi shumë mbi traversë, duke humbur një shans të madh për Barcelonën.
🚨🚨| ROBERT LEWANDOWSKI HAS MISSED THE PENALTY TO PUT BARCELONA AHEAD! ❌pic.twitter.com/U1NiuJSfJh
— CentreGoals. (@centregoals) December 2, 2025
Me ritëm të lartë, emocione dhe raste të pastra, të dyja skuadrat shkojnë në pushim të barabarta. Pjesa e dytë premton edhe më shumë nga ky super-derbi i javës së 15-të në La Liga. /Telegrafi/


