Please enter at least 3 characters.

Gol si prej "Playstationi" nga Kenan Yildiz - Juventusi ka gjetur yllin e ri të skuadrës

Juventusi e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, duke marrë një epërsi të shpejtë 2-0 ndaj Wydad Casablanca, por marokenët pastaj zbutën rezultatin.

Një nga momentet më të bukura të takimit ishte goli fantastik i Kenan Yildiz në minutën e 16-të.

Aksioni nisi me një shpërthim të shkëlqyer në krahun e majtë nga Andrea Cambiasso, i cili dribloi disa lojtarë të Wydadit me lehtësi dhe depërtoi thellë në zonën kundërshtare. Pasi mbajti qetësinë, ai e shërbeu topin në mënyrë perfekte për Yildiz-in që po pozicionohej jashtë zonës.

Sulmuesi i ri turk nuk e mendoi dy herë dhe lëshoi një gjuajtje të fuqishme, duke e çuar topin në cepin e sipërm të portës – një goditje e pakapshme për portierin e Wydadit për 2-0.

Yildiz kishte gisht edhe te goli i parë, pasi që pas gjuajtes së tij topi u devijua.

Turku ka konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në repartin ofensiv të Juventusit. /Telegrafi/