Please enter at least 3 characters.

Gol, pikë jetike për Mallorcën dhe 'Lojtar i ndeshjes' - Vedat Muriqi hero i ishullorëve

Vedat Muriqi vazhdon të jetë hero i skuadrës së tij Mallorca në luftën për mbijetesë që kjo skuadër po e bën.

Sulmuesi kosovar e ka shpëtuar nga humbja skuadrën e tij në sfidën ndaj Villarrealit që përfundoi baras 1-1.

Muriqi shënoi golin e barazimit në fund të pjesës së parë, derisa ishte më i miri në fushë.

Ai u zgjodh Lojtar i Ndeshjes nga La Liga në fundin e saj.

Ndërkohë nga SofaScore, sulmuesi prizrenas mori notë 8,2 pas një ndeshje përfekte që ka bërë.

Me këtë pikë të fituar, Mallorca zë vendin e 15-të në La Liga, derisa për Muriqin ishte goli i 22-të këtë edicion. /Telegrafi/