Please enter at least 3 characters.

Godin dhe Vecino i bashkohen Interit në Kinë

2019/07/Godin-Vecino-e1563713528943.jpg

Diego Godin dhe Matias Vecino janë bashkuar me skuadrën e Interit në kampin e tyre të trajnimit para-sezonal në Kinë.

Godin dhe Vecino patën pushime të zgjatura pas pjesëmarrjes së tyre në Copa America me kombëtaren e Uruguait.

Megjithatë, tani pushimet e tyre kanë përfunduar dhe dyshja uruguaiane do t'i bashkohen Nerazzurëve në përgatitje.

Faqja zyrtare e Interit ka njoftuar se ata tani janë në Nanjing, ku Interi do të përballet me Juventusin në International Champions Cup të mërkurën.

"Diego Godin dhe Vecino janë bashkuar me skuadrën në Nanjing!", thuhet në njoftimin e Interit.

Në anën tjetër, Lautaro Martinez do të bashkohet më vonë pasi duket se i është dhënë më shumë kohë për shkak se Argjentina shkoi më lart në Copa America. /Telegrafi/