Please enter at least 3 characters.

Gjykata: 25 vjet burg për autorin e Radanecit

2016/01/f.0624153842112_m.jpg

Ky është vendimi i dhenë nga gjykata e Korçës për Erjon Mukadesin, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar për të burgim të përjetshëm. Pas vendimit të gjykatës kanë reaguar të afërmit e viktimave, madje duke lëshuar edhe akuza ndaj trupit gjykues.

Ndërsa katër bashkëpunëtoret e Mukadesit për të cilët prokuroria kërkoi një vit e gjysmë burg për secilin, gjykata i dënoi me nga tetë muaj burg. Pesë muaj më parë 32-vjeçari Mukadesi ekzekutoi Mikel Tebexhikun dhe Kastriot Hysin, pas një grindje në një kazino./Telegrafi/