Please enter at least 3 characters.

Gjobiten dhe përjashtohen mbi 100 shoferë të dehur në Maqedoni

2020/09/policia-e-maqedonise-radar.png

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nga 22:00 deri në ora 04:00 policia ka zbuar kontroll për dënim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë këtij aksioni janë dënuar gjithsej 102 shoferë të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni.

Sipas njoftimit, pjesa më e madhe e gjobave janë në territorin e SPB Shkup 25, SPB Manastir 19 dhe SPB Kumanovë 14.

Aksione e këtilla do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/