Please enter at least 3 characters.

Gjimshiti transferohet te gjiganti italian

2016/01/gjimshiti-transferohet-te-gjiganti-italian_hd.jpg

22-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Zurichun dhe nuk ka pranuar të vazhdoj atë edhe pse rinovimi iu është ofruar.

Mbrojtësi shtatlartë ka zgjuar interesimin e gjigantit italian, Lazio, skuadër e cila dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vlera e mbrojtësit nga Tërnoci sillet rreth katër milionë euro, por pasi është në vitin e fundit të kontratës Lazio mund ta transferojë për 1.5 milionë euro.

Gjimshiti është pjesë e rregullt e Kombëtares shqiptare, ndërsa në Zurich ka filluar karrierën teksa në vitin 2012 është futur në skuadrën e parë. /Telegrafi/