Please enter at least 3 characters.

Gjermanishtja pranon fjalën ”inshallah”

2016/01/ligj-i-ccedil-uditsh-euml-m-n-euml-gjermani-emigrant-euml-t-duhet-t-euml-flasin-vet-euml-m-gjermanisht_hd.jpg

Fjala “inshallah”, me përdorim të përditshëm në jetën e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.

Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, ”Duden”, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “inshallah” është shtuar si “inschallah”. Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”. Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala e ka origjinën nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh në mesin e myslimanëve.

Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës nga ”Duden”. /AFP/