Please enter at least 3 characters.

Gjermania dhe Franca dhurojnë spektakël me katër gola, por ndeshja mbyllet pa fitues (Video)

2017/11/lacazette.jpg

Ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Francës e zhvilluar të martën në mbrëmje solli katër gola, në barazimin 2-2.

Ndeshjen e hapi Lacazette që shënoi në minutën e 33-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë gjermanët arritën t’i barazojnë shifrat me Timo Werner që shënoi në minutën e 56-të.

Por francezët ishin në disponim të mirë dhe rikthyen epërsinë me golin e  dytë personal të Lacazette.

Lars Stindel arriti të shënojë në kohën shtesë për t’i dhënë barazimin gjermanëve.

Ndeshja ishte e hapur dhe me shumë raste nga të dyja palët. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6977y2