Gjeni stilin e flokëve për veten: Dhjetë femra të famshme për shkak të të cilave do të dëshirojmë t’i presim flokët
Flokët e gjatë janë simbol feminiteti, mirëpo edhe flokët e shkurtër mund të duken shumë femërore dhe seksi
E tregojnë këtë edhe damat e famshme të cilave stili i shkurtër i flokëve u rri shkëlqyeshëm.
Femrat nuk vendosin lehtë t’i presin flokët, mirëpo njëherë kur i presin flokët, e kuptojnë sa janë praktike dhe efektive flokët e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Shumica e damave mendojnë që flokët e shkurtër nuk i rrinë mirë formës së fytyrës së tyre apo konsiderojnë që nuk kanë flokë të përshtatshëm për t’i shkurtuar, mirëpo pikërisht secila mund të gjejë stilin e duhur të flokëve të shkurtër për vete.
Inspirimin për qethje mund ta gjeni edhe në fotografitë e dhjetë femrave të famshme me flokë të shkurtër.
Nëse merrni guximin dhe i qethni flokët, mbase më kurrë nuk do të dëshironi të mbani flokë të gjatë, mirëpo nëse megjithatë e kuptoni që flokët e shkurtër nuk janë për ju, mund të jeni të sigurta që sërish do t’ju rriten.


