Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në vendin e punës në Gjakovë, rasti po hetohet

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person ështe gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:24, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se  viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/