Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, rasti po hetohet

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një grua (shtetase e Maqedonisë Veriore) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër shtetase e Maqedonisë Veriore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/