Please enter at least 3 characters.

Gjendet një trup i pajetë në kanalin e Çarshisë së Gjatë në Pejë

2023/08/LAJMI-I-FUNDIT-1-1.png

Një trup i pajetë është gjetur sot në orët e mëngjesit, në kanalin që përçon në Çarshinë e Gjatë të Pejës.

Njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë Kryeprokurorin dhe Prokuroren e Krimeve të Rënda.

Lajmin për Telegfrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

"Është thirrur Mjekësia Ligjore për të tërhequr trupin e pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës", tha Nikçi.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/