Please enter at least 3 characters.

Gjendet një person i mbytur në bregdet, në zonën e Qerretit

2020/06/kavaje-750x375-1.jpg

Një person është gjetur i pajetë në Qerret të Kavajës 200 metra larg nga bregu i detit.

Policia thotë se ai nuk është identifikuar ende, por u gjet nga disa peshkatarë të zonës.

Paraprakisht dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në vendin e quajtur Përroi Leshniqës, transmeton Klan.al.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.