Please enter at least 3 characters.

Gjendet në Shqipëri i mituri nga Prizreni i cili ishte zhdukur ditë më parë

2022/06/policia-2-780x439-1.jpg

Është gjetur i mituri i zhdukur nga Prizreni, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë i mituri cili ishte në kërkim pasi ishte zhdukur është gjetur në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij

“Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë është gjetur në Shqipëri personi i zhdukur mashkull kosovar (i mitur). Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/