Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

2020/01/auto_skene-krimi-plocia-shirit_1521737575-243156715217394511521739458.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Leposaviq.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, ku një person është gjetur i vdekur 500 metra larg shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.

"Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/