Please enter at least 3 characters.

Giampaolo flet për lënien në bankë të Piatekut: Nuk ishte në formë, Silva një profesionist

2019/09/GettyImages-1165154106.jpg
230:"MILAN, ITALY - AUGUST 31: AC Milan coach Marco Giampaolo looks on before the Serie A match between AC Milan and Brescia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 1, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani e ka marrë fitoren e parë në edicionin e ri në Serie A.

Rossonerët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Brescias, në një takim ku ka realizuar turku Hakan Calhanoglu.

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo e kishte lënë në bankë sulmuesin Krzysztof Piatek dhe ka dhënë arsyejet e tij për këtë vendim.

“Piatek është një lojtar i shkëlqyer dhe nëse ai nuk luan nuk do të jetë fundi i botës”.

Krzysztof Piatek. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Lojtarët duhet të mendojnë vetëm për ta dhënë maksimumin për Milanin dhe unë i zgjedh kush luan. Nëse nuk ka luajtur kjo do të thotë se ndoshta nuk ishte në formën më të mirë gjatë javës”, tha Giampaolo.

Tekniku italian foli edhe për sulmuesin portugez Andre Silva që e la në fushë nga minuta e parë.

“Nuk e di nëse ai do të largohet, por përderisa është këtu unë llogariti në të dhe kjo është arsyeja që e kam aktivizuar. Silva është një profesionist shumë i madh”, përfundoi Giampaolo. /Telegrafi/