Please enter at least 3 characters.

Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë

Foto: Ilustrim

Të premten e datës 20 shkurt, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Getoar Mjekun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ekonomisë.

Kështu e bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit, Mjeku e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Ekonomisë edhe gjatë mandatit të kaluar.

"Kurti e uroi Mjeku për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij", thuhet në njoftim. /Telegrafi/