Please enter at least 3 characters.

Genta rrëzohet përsëri nga skena (Video)

2017/11/genta.ismajli_16_11_2017_12_41_59_19-e1510832569735.jpg

Pothuajse të gjithë këngëtarët hasen me probleme të ndryshme gjatë performancave të tyre.

Disa i shohim, e disa jo por tani po flasim për një incident që i ka ndodhur këngëtares së njohur Genta Ismajli.

Gjatë performancës në një club, teksa kërcente këngëtarja ka rënë nga skena. Blitz.al ka publikuar këtë moment kritik ku shihet se Genta ka rënë mbrapsht në pjesën ku qëndron publiku.

Duke qenë se Genta është shumë energjike në skenë mund të themi se ndodhin edhe incidente të tilla, madje rikujtojmë se ajo është rrëzuar edhe disa kohë më parë gjatë një performance në New York.

Megjithatë, fansat duket të kenë qenë aty në momentin e duhur për ta ndihmuar këngëtaren që t'i shpëtojë rrëzimit. /Blitz/Telegrafi/