Please enter at least 3 characters.

Genta merr vëmendje me një pozë provokuese përkrah të dashurit të saj, Huseyin Usta

2019/12/Screenshot_1-26.png

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, tash e disa muaj është duke e shijuar lidhjen e re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Ajo tashmë po shijon çdo moment, derisa të shumtën e kohës është në Turqi - nga edhe vjen partneri i saj.

Së fundmi, ajo ka sjellë një pozë atraktive pranë të dashurit ku tregon se janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

E veshur në fustanin e shkurtër nude, Ismajli mori gjithë vëmendjen e ulur në prehrin e partnerit të saj, Usta.

"Ne jemi më të gjallë kur jemi në dashuri", është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndërkohë që pranoi komente të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj dhe fotoja mori mbi 21.452 pëlqime.

Genta po ashtu po punon në një projekt të ri muzikor me një artist turk, i cili akoma nuk është lansuar para fansave të tyre. /Telegrafi/