Please enter at least 3 characters.

Genc Prelvukaj të mërkurën lanson këngën e re në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash

2021/07/Genciiii-e1626180191826.png

Një projekt i ri muzikor gjatë këtyre ditëve do të lansohet edhe nga artistët Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albiash.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve që kanë publikuar në rrjete sociale.

Siç njoftuan më tej, projekti i tyre vjen në tri gjuhë dhe se do të lansohet ditën e nesërme (e mërkurë).

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

“Të mërkurën ‘Stay’ në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash. Në tri gjuhë”, ka shkruar Prelvukaj në postimin e ndarë në Instagram.

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre që besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.

Dueti vjen pas “Rrezja jeme” - projektit të ri të Gencit që është pjesë e albumit të tij “Gentivs II”.

Këngët e albumit u mirëpritën nga admiruesit e muzikës së tij dhe tanimë kanë mbledhur mijëra klikime. /Telegrafi/