Please enter at least 3 characters.

Gazeta "Bunte" do të publikojë imazhe ekskluzive të Michael Schumacherit nga Mallorca

2019/02/Michael-Schumacher.jpg
312:"SAO PAULO, BRAZIL - OCTOBER 19: Michael Schumacher of Germany and Ferrari talks to the media during a Shell Press Conference at the Transamerica Hotel during the previews to the Brazilian Formula One Grand Prix at Interlagos Circuit on October 19, 2006 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Paul Gilham/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit mbetet konfidenciale dhe enigmë për të gjithë dashamirët e gjermanit.

Revista gjermane "Bunte" ka arritur të gjejë se ku gjendet kampioni shtatfisht i Formula 1.

Mediumi ka njoftuar se do të publikojë foto ekskluzive në botimin e shtypur si dëshmi për këtë histori.

Familja e Schumacherit e ka transferuar pilotin nga shteti zviceran për në Mallorca në fund të vitit të kaluar, ku kaloi festat e fundvitit dhe ditëlindjen r 50-të më 3 janar.

Schumacher u transportua me një helikopter privat për tek vendi ku jeton, në vilën Jasmin, i cili është edhe pronari i portit D'Andratx.

Në këtë pjesë jetojnë vetëm njerëzit e pasur gjersa fqinjët kanë zbuluar se e kanë parë gjermanin e famshëm.

Ndryshe, kujtojmë se më 28 dhjetor të vitit 2013, piloti i skuderisë së Ferrarit pësoi një aksident të tmerrshëm në ski në Alpet franceze dhe informacionet për gjendjen shëndetësore të sportistit janë mbajtur sekret. /Telegrafi/