Please enter at least 3 characters.

Gashi-Varnes: Riafimrohen marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe agjenda parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim pune me u.d. sëAmbasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

"Në takim u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe partneriteti iqëndrueshëm që mbështetet në vlerat e përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimin engushtë institucional.

Bashkëbiseduesit diskutuan për agjendën parlamentare dhe zhvillimet aktualeinstitucionale.

U theksua rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve demokratike,forcimit të rolit të Kuvendit dhe avancimit të reformave në interes të qytetarëve.

Në fund, u konfirmua angazhimi i ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit dhedialogut strategjik", thuhet në njoftim./Telegrafi/