Please enter at least 3 characters.

Gashi: Lutz mund të kthehet vetëm si shikues në Pejë

2016/01/gashi-lutz-mund-t-euml-kthehet-vet-euml-m-si-shikues-n-euml-pej-euml_hd.jpg

Danijel Lutz nuk do të kthehet në Pejë si trajner. Ai mund të rikthehet vetëm si shikues. Zërat e spekulimeve të fundit i ka shuar kryetari i klubit pejan, Art Gashi. Ai ka bërë të ditur se trajneri Slobodan Savoviq e ka vendin e sigurt dhe nuk priten ndërrime.

“Jo, Danijel Lutz, nuk do të kthehet si trajner. Ai mund të kthehet vetëm si shikues. Lutz është me familje në Kroaci dhe nuk besoj se do të kthehet tani. Savoviq e ka vendin e sigurt deri në fund të sezonit”, ka thënë Gashi për ‘Sport Plus’.

Ai është ndarë shumë i zhgënjyer me humbjen e fundit nga Sigal Prishtina, 80:65, në kuadër të Ligës Ballkanike. Kjo humbje ia vështirëson shumë punët pejanëve për ‘play-off’.

Ndërrime te lojtarët e huaj

Por, derisa trajneri e ka vendin e sigurt, lojtarët e huaj nuk e gëzojnë këtë komoditet. “Te lojtarët e huaj mund të ketë ndërrime. Këto ndryshime mund të ndodhin në fundin e muajit mars. Normalisht se jemi të zhgënjyer me humbjen e fundit, por duhet të vazhdojmë përpara. Ne kemi një cak përpara dhe nuk duhet të ndalemi”, theksoi më tej kryetari i klubit pejan. Peja momentalisht ndodhet në vendin e parafundit (8) me 19 pikë, gjashtë fitore dhe shtatë humbje.

Hajrizi nuk dorëzohet

Ndërkohë, për lojën e fundit, flet edhe Drilon Hajrizi. “Nuk jemi si ekip duke treguar fytyrën reale. Shpresoj të motivohemi dhe t’i tregojmë se jemi për një vend në play-off. Jemi ekipe të barabarta dhe mund të them që e vetmja arsye te Prishtina është harmonia më e mirë në klubin e tyre. Por, unë besoj se do të këndellemi dhe do të hymë në ‘play-off’. Këto janë synimet e klubit dhe nuk do të ndalemi”, u shpreh Hajrizi. Ndeshjen e ardhshme Peja do ta zhvillojë ndaj Teodo Tivatit si mysafir më 12 mars.

Me shikues kundër Teodos

Për ndeshjen ndaj Teodo Tivatit në Mal të Zi, klubi vendas ka pranuar kërkesën e Pejës për lejimin e udhëtimit të tifozëve ‘Shqiponja’ që do të kenë mundësinë të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës në Mal të Zi. /SportPlus/Telegrafi/