Please enter at least 3 characters.

Gashi: Është koha që secili prej nesh të kontribuojë në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës

2024/07/afrim-gashi-e1724071007327.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, uron të gjithë qytetarët për 34-vjetorin e pavarësisë së vendit. Ai thotë se "Dita e Pavarësisë është një moment i veçantë, një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e mëdha të këtij shteti dhe për të kujtuar se pavarësia nuk është thjesht një dhuratë, por një amanet i trashëguar nga e kaluara, detyrim për të tashmen dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë".

"Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në emrin tim personal, të gjithë qytetarëve ju uroj 34-vjetorin e shtetit tonë të pavarur. Dita e Pavarësisë është një moment i veçantë, një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e mëdha të këtij shteti dhe për të kujtuar se pavarësia nuk është thjesht një dhuratë, por një amanet i trashëguar nga e kaluara, detyrim për të tashmen dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Ky amanet na obligon që të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe të qëndrueshëm, ku çdo qytetar të ndjehet i barabartë dhe i respektuar, pa asnjë dallim".

"Në këtë përvjetor, mesazhi im për qytetarët është që të bashkohemi rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit për të përmbushur aspiratat e vendit tonë. Është koha që secili prej nesh të japë kontributin e tij në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend. Të punojmë së bashku për një shtet më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ku dallimet tona janë pasuri dhe jo pengesë. Vetëm me unitet dhe angazhim të përbashkët mund të realizojmë vizionin për një të ardhme të ndritur për shtetin dhe për brezat që do të vijnë".

"Maqedonia e Veriut, 34 vjet pas shpalljes së pavarësisë, është një shtet që ka avancuar në shumë aspekte dhe ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare. Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është një moment që na kërkon të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritshme për brezat që do të vijnë", thotë Gashi në urim.