Please enter at least 3 characters.

Gareth Bale do të dërgohet në Real B nëse nuk pranon të transferohet

2019/05/gareth-bale-2.jpg
260:"MADRID, SPAIN - MARCH 18: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on form the bench prior to start the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on March 18, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale duket se nuk do të ketë të ardhme më te skuadra madrilene e Realit.

Uellsiani gjithnjë e më tepër po raportohet se do të largohet gjatë verës pasi që më në shërbimet e tij më nuk llogaritë trajneri Zinedine Zidane.

Megjithatë, lojtari ka një kontratë që është e vlefshme deri në verën e vitit 2022 dhe paga e majme e bënë që të mos të hamendësohet rreth një largimi.

(Foto by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Por, mediat angleze shkruajnë sot se në rast se sulmuesi nuk dëshiron të transferohet në ndonjë klub tjetër, ai do të detyrojë që të luan në ekipin e dytë të skuadrës.

Në fakt, ai vetëm do të stërvitej, asgjë më shumë me ekipin që bën gara në ligën e tretë të Spanjës.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 155 paraqitje për Los Blancos dhe ka realizuar 78 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/