Gaçe “ringjall” Florin me këngën e re
15/06/2015
Aurela Gaçe së shpejti pritet të publikojë projektin më të ri që ja kushton mikut të saj Dr. Florit.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka dhënë lajmin për realizimin e këtij klipi i cili u la përgjysmë pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit.
Në klip do të jetë zëri i Florit si dhe do të jetë e pranishme edhe vajza e tij Kaltrina, transmetojnë mediat në Shqipëri.
Videoklipi po ashtu do të përfshijë edhe mesazhe të ndryshme nga fansat e tij. /Telegrafi/


