Futbollisti portugez arrestohet nga policia për shkak të dhunës në familje
29/12/2024
Futbollisti portugez Ruben Semedo, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës për dhunë në familje. Siç ka raportuar mediumi portugez Record, 30-vjeçari i cili luan në Katar tek Al-Khor, e ka sulmuar partneren e tij po ashtu 30-vjeçare, duke e mbajtur atë të ngujuar në shtëpinë e tyre.Viktima kishte arritur të ikte dhe bëri një ankesë në polici, duke raportuar se ajo është sulmuar nga Semedo mbrëmjen e së shtunës.Ajo arriti në stacionin policor me të nxira të dukshme në fytyrë dhe trup dhe ishte shtruar në spital për shkak të lëndimeve të marra.


