Please enter at least 3 characters.

Fuqia e goditjes së Justin Gaethje gjatë nokautit të James Vick, mori gjithë vëmendjen në 'UFC 135'

2018/08/Justin-e1535350427626.jpg

Në Pinnacle Bank Arena të qytetit amerikan Lincoln, gjatë fundjavës është zhvilluar 'UFC Fight Night 135' që udhëhiqej nga meçi ndërmjet Justin Gaethje (19-2 MMA, 2-2 UFC) dhe James Vick (13-2 MMA, 9-2 UFC).

Ishte pritur që ky duel të mos mbyllej me vendimin e gjyqtarëve, mirëpo askush nuk kishte imagjinuar se do të përfundonte brenda 90 sekondash.

Vick konsiderohej si një favorit i lehtë përballë kundërshtarit të tij, mirëpo përjetoi një humbje të rëndë me nokaut.

Me një goditje me dorën e majtë, Gaethje fillimisht ia largoi gardën rivalit të tij dhe pastaj me të djathtën e rrëzoi në tokë.

U deshën disa minuta që 31-vjeçarit James Vick t'i kthehej vetëdija dhe të çohej në këmbë.

Me këtë triumf, Gaethje fitoi bonus për performancën e mbrëmjes, njësoj si Eryk Anders, i cili e nokautoi kundërshtarin e tij, Tim Williams, në fund të raundit të tretë me një goditje me këmbë që njihet si "goditje futbolli".

Në evenimentin 'UFC Fight Night 135' u zhvilluan në total gjashtë meçe, në mesin e të cilëve edhe përballja ndërmjet Michael Johnson dhe Andre Fili. Veterani Johnson fitoi pas vendimit të gjyqtarëve. /Telegrafi/