Please enter at least 3 characters.

Fuego lanson këngën "Ribery"

2019/02/fuegofk.jpg

Reperi Fuego e ka publikuar videon muzikore të këngës që mban titullin "Ribery".

Kjo këngë duket të jetë 'diss' për reperin nga Tetova, S4MM dhe Burim Ademin.

Producentët e njohur ZzapnChriss qëndrojnë prapa kësaj kënge që është prodhim i labelit On Records.

Siç ndodh rëndom te reperët, për tekstin është kujdesur vet Fuego (emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani).

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation që e ka xhiruar videon muzikore.

Bashkëpunimi me Rinën, "Fly", është një prej projekteve më të fundit të lansuara nga Fuego.

Videoklipi i asaj kënge u lansua në muajin nëntor dhe ka arritur afro 3.5 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/