Please enter at least 3 characters.

Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë

2024/09/Friedrich-Merz.jpg
471:"epa10498369 German opposition leader and head of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party Friedrich Merz delivers a speech after a government statement at the German parliament Bundestag in Berlin, Germany, 02 March 2023. German chancellor delivered a government statement on 'A Year of Changing Times - Strengthening Germany's Security and Alliances, Continuing to Support Ukraine'. The government statement will be followed by a debate. EPA/FILIP SINGER
3:"EPA

Partia opozitare gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU), njoftoi sot se ka zgjedhur Friedrich Merz si kandidat për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Zgjedhja u njoftua në një konferencë për shtyp ku folën Merz dhe Markus Soder, kryeministri i Bavarisë dhe lider i Unionit Kristian Social (CSU), i cili ishte gjithashtu kandidat për këtë pozitë.

Zeder theksoi se ai e mbështet plotësisht Merzin dhe se ata ishin të bashkuar nga qëllimi i përbashkët për të rrëzuar qeverinë aktuale "dhe për ta kthyer Gjermaninë në rrugën e duhur".

Merz falënderoi Zederin për mbështetjen dhe tha se partia e tij, e cila u drejtua për vite nga ish-kancelarja, Angela Merkel, ka një "synim të fortë për të marrë përsëri përgjegjësinë e lidershipit në vend".

Ky vendim paraqet sfidë për kancelarin aktual, Olaf Scholz, në zgjedhjet e planifikuara për në muajin shtator të vitit 2025.

Scholz ka thënë se dëshiron të kandidojë sërish për kancelar, por partia e tij nuk e ka konfirmuar këtë, shkruan reuters.

Merz aktualisht konsiderohet favorit, pasi Zeder nuk arriti të fitojë mbështetjen për kandidaturën e tij, sipas raportimeve të mediave gjermane.

Gjermanët përballen me zgjedhjet vitin e ardhshëm në një kohë kritike, pasi vendi po përpiqet të integrojë një numër të madh refugjatësh ndërsa ekonomia dobësohet. Sulmet e fundit ekstremiste kanë nxitur një rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme.

Ndryshe, sondazhet tregojnë se Demokristianët janë aktualisht partia më e fortë në vend. /Telegrafi/