Please enter at least 3 characters.

Frashër Krasniqit i lejohet të shkojë në Kuvend, për tu regjistruar dhe në seancën konstituive (Dokument)

2017/07/fr.jpg

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e deputetit të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi për regjistrimin si deputet dhe pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, vet Krasniqi.

Sipas vendimit, Krasniqit iu lejohet që të shkojë nesër në Kuvend për regjistrimin e tij si deputet.

Gjithashtu i lejohet që të shkojë edhe me datën 3 gusht, në ditën e konstituimit të Kuvendit.

Më poshtë gjeni edhe vendimin e Gjykatës për Frashër Krasniqin.